Vazhdon gjykimi për organizatorët e “27 prillit”, dëshmon ish deputeti Vesel Memedi


Ish deputeti Vesel Memedi dhe Stefan Mlladenovski (pjesëmarrës i amnistuar i sulmit në kuvend) janë dy dëshmitarët e ardhshëm të cilët është paraparë që të dëshmojnë sot në Gjykatën Penale-Shkup, për lëndën penale për organizatorët e “27 prillit”.

Këta dy dëshmitarë kanë dëshmuar edhe më herët në një lëndë tjetër që ka të bëj me zhvillimet e 27 prillit, ku të akuzuar ishin, ish ministri i brendshëm Mitko Çavkov dhe 32 persona të tjerë.
Deri tani për rastin për organizatorët e “27 prillit”, ku të akuzuar janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski kanë dëshmuar disa persona, mes tyre edhe kryeministri aktual, Oliver Spasovski.

Baby Boo