Vazhdon gjykimi për “Llaskarcën”


Në Gjykatën themelore penale në Shkup për sot u caktua seancë e re gjyqësore për gjykimin për fatkeqësinë e autobusit, që ka ndodhur më 13 shkurt te fshati Llaskarcë, ku jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa 37 janë lënduar rëndë.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe po dëgjohen dëshmitarët.

Procesin e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Për fatkeqësinë e autobusit akuzohen gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjës për transportin, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski ngarkohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronën në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Baby Boo