Vazhdon gjykimi për lëndën “Toplik” të PSP-së


Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, ku janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për shitjen e parcelës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit.

Në seancat paraprake prokurorët e PSP-së kanë lexuar 608 materiale dëshmuese lidhur me lëndën, ndërsa janë dëgjuar edhe disa biseda telefonike, të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve.

Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përbërë Komision për oferta publike të cilin e urdhëroi të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokat shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “San siti” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet.

Baby Boo