Vazhdon emërimi i kuadrove profesional në policinë e Tetovës, Sabedin Osmani merr detyrën e re


Sektori për punë të brendshme i Tetovës ka vazhduar emërimin e kuadrove në pozitat udhëheqëse të policisë. Sabedin Osmani është emëruar Shef i ndërrimit në SPB-Tetovë.

Osmani ka ushtruar edhe detyra tjera në të kaluarën ku ka treguar rezultate efikase në punë. Ai ka qenë pjesëtar i policisë kufitare, dhe së fundi është emëruar në pozitën e lartëpërmendur.
SPB-Tetovë ka filluar reformat në hierarki me qëllim përmirësimin e efikasitetit në ruajtjen e rendit dhe ligjit për qytetarët.

Baby Boo