Vazhdojnë të dorëhiqen drejtorët në qytetin e Shkupit


Drejtori i NQP Tours, Filip Vasileski ka dhënë dorëheqje. Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, ndërsa është ankuar për mos-bashkëpunim me kreun e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Projektet në të cilat besojmë dhe për të cilat jemi përkushtuar ndaj Shkupit nuk po realizohen dhe nuk kanë pëlqim nga qyteti i cili gjithnjë e më shumë po ngec në zënka dhe kalkulime dhe interesa personale, prandaj jap dorëheqjen si drejtor i NQP Tours, nga ku po largohem me kokën lart, i kënaqur me rezultatet dhe me parimet në të cilat vazhdoj të besoj”, ka shkruar Vasileski./TV21/

Baby Boo