Vazhdojnë lojërat: Një mashkull në prehrin e Arbenitës, postimi i fundit shuan dyshimet


Prej disa javësh çifti i njohur Fero dhe Arbenita janë përfolur për një ndarje të mundshme.
Shkak është bërë veprimi i fundit i dyshes, të cilët e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, mirëpo edhe nuk janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërsa Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram, Arbenita me një postim të bërë shtoi dyshimet, pasi fjalët na linin të kuptojmë se ndihet e trishtuar.
“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur”, shkruhej në postim.

Megjithatë duket që e vërteta është ndryshe dhe këtë na e tregoi vetë modelja në Instagram.
Ajo ka postuar një video shtrirë pranë saj është një mashkull i cili teksa qëndron në telefon, Arbenita e përkëdhel.

Baby Boo