Vazhdojnë fyerjet matanë kufirit: Top Channel i vendos titra shqip një filmi shqip nga Kosova


E rrallë! Një filmit shqip nga Kosova, i cili po transmetohet në një televizion shqiptar, i janë vendosur titra. Është televizioni i njohur “Top Channel” ai ka vendosur të titrojë një film prodhim i Kosovës me titra në gjuhën shqipe. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik.

Ofendimet nga ana e matanë kufirit vazhdojnë, ndërsa televizioni i njohur shqiptar “Top Channel” ka titruar në gjuhën shqipe një film shqip prodhim të Kosovës.

Ky veprim ka nxitur reagimin e gazetarit shqiptar Ermal Mulosmani, i cili me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Ironia e situatës? – televizioni përkthen në gjuhën shqipe një film krijuar nga artistët shqiptarë të Kosovës.

Në lidhje me këtë situatë, analisti Rrahman Paçarizi gjithashtu ka reaguar, duke e quajtur sjelljen e Top Channel-it si “paragjykim për varietetet dialektore të gjuhës shqipe”.

Baby Boo