Vazhdojnë dorëheqjet e infermiereve në Klinikën Infektive në Shkup


Alsat mëson se edhe një infermiere ka vendosur ta braktisë Klinikën Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për infermieren Irena Popkoçeva, e cila nuk deshi që përmes telefonit të japë komente për vendimin e saj.

Megjithatë mësohet se edhe disa kolege të saj në repartin e pacientëve me CoVid-19 në Klinikën Infektive janë në prag të dorëzimit. Përkundër presioneve për mos të publikuar situatën brenda klinikës, një infermiere iu drejtua Alsatit. Ajo në kushte anonimiteti flet për problemet e shumta.

Si numër u zvogëluam, duke pasur parasysh se nuk kemi shfrytëzuar as pushimet vjetore u bë situata e padurueshme si mes kolegëve ashtu edhe ne raport me mjekët. Që të përkeqësohet gjendja edhe më tej, çdo shkuarje ne punë ishte nën stres, me mobing, me fyerje, sjellje të pahijshme madje edhe prej disa pacientëve”-pohon Infermierja nga Klinika Infektive.

Baby Boo