Vauçerët për kondicionerë inverter shkaktojnë radhë të gjata para Ministrisë së Ekonomisë


Vauçerët për kondicionerë inverter kanë shkaktuar radhë të gjata para Ministrisë së Ekonomisë, përcjell TV21. Para godinës së ME-së shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët presin për të dorëzuar aplikimet.

https://www.facebook.com/watch/?v=762186439179780

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë prej do të ndajë vauçerë në vlerë deri në 25 mijë denarë, për amvisëritë që kanë të instaluar kondicionerë inverterë.
Kushtet për marrjen e vauçerit janë që në 3 vitet e fundit të mos kenë përdorur mjete nga asnjë burim tjetër si kompensim për pajisjet ngrohëse, të mos ketë lidhje të ngrohjes qendrore urbane në ndërtesën e banimit ku do të instalohet pajisja e cila duhet të jetë blerë në vitin 2024.

Vauçer prej 25 mijë denarë për pajisje kondicioner-inverter për nxitjen e efikasitetit energjetik do të ketë për komunat e rajonit të Pellagonisë dhe rajonit jugperëndimor, ndërsa nga 23 mijë denarë për amvisëritë në rajonin e Shkupit, në komunat e rajonit lindor, juglindor, verilindor dhe të Pollogut.

Baby Boo