Vauçerë pushimesh për punëtorët me të ardhura të ulëta


Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen publike për zbatimin e masës – pushim i organizuar i punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarë.

Kjo masë është pjesë e Programit për turizëm vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta 2021 dhe parashikon lëshimin e kuponëve të turizmit në vlerë prej 12,000 denarëve për persona me të ardhura të ulëta për t’i përdorur ato në objektet e kategorizuara hotelierike për akomodim (hotele) të vendosura në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që më parë janë raportuar në Ministrinë e Ekonomisë.

Sipas thirrjes publike që u publikua sot në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë këtë vit, për zbatimin e kësaj mase janë paraparë 15 milion denarë.
Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 qershor dhe deri në këtë afat të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet, do të thotë që nuk kanë të ardhura më të larta se 30,000 denarë do të mund të aplikojnë dhe të marrin kupon.

Kuponi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara mund të përdoret më së voni deri më 30 nëntor 2021, në një nga objektet hotelierike nga lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim, publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë

Vërtetimi për përdorimin e fondeve për pushime të organizuara lëshohet mbi parimin e “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
Thirrja publike dhe dokumentet që duhet të paraqiten mund të gjenden në web faqen e Ministrisë së Ekonomisë në lidhjen e mëposhtme: https://www.economy.gov.mk/doc/2974

Baby Boo