Vatikani mund të njohë Kosovën, Dacic për këtë fajëson ish’presidentin Nikolic


Në Serbi ka shpërthyer një debat në mes të ministrit të Jashtëm Ivica Dacic dhe opinionit atje, rreth marrëdhënieve të tendosura të Vatikanit me Beogradin zyrtar, dhe Dacic thotë se nëse Papa edhe si kreu i këtij shteti, vendos që ta njeh Kosovën, atëherë faji i takon ish presidentit serb, Tomislav Nikolic.

Sa Nikolic ishte president i Serbisë, Papa kishte caktuar agjendë për ta vizituar Serbinë, por ky shtet edhe me rekomandimin e Kishës Ortodokse Serbe, i kishte anuluar vizitën në Serbi të kreut të Vatikanit, dhe liderit më të fuqishëm jo vetëm fetarë në botë, përcjell gazetametro.net.

Lidhur me këtë që tani po cilësohet edhe si incident diplomatik, Dacic, ka bërë publike në media korrespodencën e ish’presidentit serb me Vatikanin, lidhur me vizitën, e më pas edhe anulimin e saj. Për këto publikime ai po kritikohet në Serbi, por Dacic është përgjigjur se nëse ndodhë që Vatikani të njohë Kosovën, atëherë për këtë fajtor është Nikolici dhe jo ai personalisht.

“Unë nuk e kanë shkaktuar dëme ndaj shtetit duke botuar të vërtetën për vizitën e Papës, por dëmi shkaktuar fillimisht u shkaktua nga Tomislav Nikolic, pasi anuloi vizitën e kreut të Kishës Katolike Romake”, ka thënë Dacic.

“Nëse Nikolic i kërkoi leje Kishës serbe për vizitën e Papës, pse ai nuk e pyeti atë para se ta ftonte kreun e Vatikanit. Një Papë është jo vetëm një udhëheqës fetar, por edhe kreu i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën, dhe kjo është e rëndësishme për ne për të luftuar për krahinën tonë jugore. Kështu, me këtë anulim të vizitës, do t’i lejojmë Papës të shkojë në Prishtinë, por ai nuk mund të vijë në Serbi. Mos u ankoni më pas nëse Vatikani njeh Kosovën”, tha Dacic për Novostin serb, përcjell gazetametro.net.

Duke folur për rivalitetin në mes të ortodoksizmit dhe katolicizmit, Dacic theksoi se numri një i Vatikanit, edhe para se të vendoste të shkonte në Serbi, kishte vizituar vende të tjera me shumicë ortodokse.

Tutje, Dacic ka thënë se është e papërgjegjshme që shteti të konsultojë vetëm Kishën, dhe ta anulojë vizitën. Sipas tij, në fund të fundit, nëse Kisha serbe, po e udhëheq shtetin, atëherë çfarë lloj presidenti do të ishte një president i tillë.

Vizita e Papës në Serbi ishte paraparë në janar 2016. Më pas, Vatikani konfirmoi datën e vizitës më 21 ose 22 maj dhe dërgoi një shënim që sugjeron se delegacioni i Vatikanit do të shkojë në Beograd më 24 janar dhe do të fillojë përgatitjet për vizitën e caktuar për 21 dhe 22 maj. Megjithatë, zgjedhjet u shpallën më pas në Serbi, dhe kjo u përdor nga ish’presidenti serb si arsye për të anuluar vizitën e Papës.

Baby Boo