Vasili krahason Ramën me Gëbelsin e Hitlerit dhe e paralajmëron: Turp, gënjeshtra gjigante për koronavirusin!


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thekson se kryeministri Edi Rama po bën gënjeshtra gjigante lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, ndërsa e krahason atë me sistemin nazist Gëbelsian të Hitlerit.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Vasili thekson se turp për kryeministrin që thotë se Shqipëria me 2.8 milionë banorë do kishte vdekje nga koronavirusi katër fishin e Kinës me një miliard banorë, nëse s’do ishin marrë masat.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri dhe genjeshtrat e tij Gëbelsiane me Pandemine!(VIDEO).

Kryeministri bazuar ne sistemin nazist Gëbelsian te propagandes leshon genjeshtra gjigande qe te mbyse mendjen e njerezve me to.

Arrin te thote kryeministri se do Shqiperia me 2.8 milion banore do te kishte vdekje 4 fishin e Kines me 1 miliard e 500 milion banore dhe ai na shpetoi.

Shqiptaret nuk jane indigjenet qe po mashtrohen nga kolonizatoret.

Turp per kryeministrin qe duke genjyer ne kete menyre tregon perbuzjen dhe urrejtjen mdaj shqiptareve.

P.S. Eshte mire te hapin librat e historise dhe te shohin edhe nje here dhe me vemendje bile, fundin e Gëbelsit te Hitlerit etj.

Ishte vertet nje fund i tmerrshem ai i tyre.

I tille i pashmagshem eshte dhe do te jete edhe per kedo qe ushqen iluzione si te atyre……..!

Baby Boo