Vasfije Krasniqi rrëfen për tmerret e luftës në Kongresin italian


Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasiniqi-Goodman do të flas sërish publikisht rreth dhunimeve.

Një herë foli në Kongresin amerikan e tani do të flasë në Kongresin dhe Senatin italian, njofton Klan Kosova.

“Me inicimin e Alma Lamës, ambasadores së Kosovës në Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë”.

“Bashkë me Buqen do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga, dhe dy deputete.
Dëshmia do të bëhet nesër (26 qershor)”, shkroi vllau i Vasfijes, Nafi Krasniqi në Facebook.

“Tashmë opinioni ndërkombëtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë. Rruga e jonë për drejtësi do të marr përkrahjen e të gjithëve”.

Lëvizje te postimet

Baby Boo