Vasfije Krasniqi e gatshme të ballafaqohet me Vuçiqin


Nga QKRMT kërkojnë që kjo temë të diskutohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë shtëpi janë kujtimet më të rënda të Vasfije Krasniqit.
Para njëzet e një vitesh, Krasniqi që ishte në moshë të mitur u dhu*nua sek*sualisht e u torturua nga policët serbë.

Ky krim sot e asaj dite mbeti pa u dënuar.
Por vetë Krasniqi synim ka ta dërgojë përpara këtë kauzë përmes ulësës që ka siguruar në Kuvendin e Kosovës, duke u gjendur në pesëshen më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.
E pikërisht, Krasniqi njëra ndër gratë më të votuara në Kosovë do të jetë zëri i atyre që përjetuan dhunë seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Vëllai i saj, thotë që kjo temë duhet të jetë çështje diskutimi në dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Madje sipas vëllait të saj Vasfije Krasniqi që historinë e saj të dhi*mbshme e rrëfeu publikisht aktin m*akabër të serbëve është e gatshme të ulët në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Por sa ka hapësirë që Kosova të negociojë këtë temë me palën serbe në fazën e fundit të dialogut Prishtinë-Beograd?

Ndërkohë vi*ktimat e dhu*nës s*eksuale në Kosovë, po vazhdojnë të aplikojnë tek Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Feride Rushiti tregon se kanë aplikuar edhe burra për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale.
Rushiti thekson që kjo temë duhet të ngritët në bisedimet me Serbinë.

E Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse do kërkojë të diskutohet për këtë temë ne bisedime meqë kjo parti nuk e ka në prioritet e para dialogun me Serbinë.
Ndërkohë, njëzet e një vite pas Kosova nuk e ka asnjë vendim të Gjykatës që e dënuan këtë krim, tek vitin e kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale ndaj Zoran Vukotiq i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim për krime lufte në Komunën e Vushtrisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=154488396522676

Baby Boo