Varroset Gazmend Sinani, basketbollisti i Kosovës


Gazmend Sinani është varrosur në varrezat e qyteti të Prishtinës në Dragodan.

Në varrezat e qytetit në Prishtinë të shtunën pasdite, mes lotëve të familjarëve, miqve e opinionit të gjerë, është varrosur Gazmend Sinani.

Sinani 27 vjeçar që së fundi kishte festuar ditëlindjen, ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë në mëngjesin e hershëm të ditës së shtune.

Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Federata e Basketbollit e Kosovës përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Sinani karrierën në basketboll e filloi te grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.
Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

Sinani ishte anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBА.


Baby Boo