Va*rroset 48-vjeçari nga Podujeva që vd*iq pas ak*sidentit tra*gjik në Kroaci


I është dhënë lamtumira e fundit 48- vjeçarit nga Podujeva, Sevdail Rrustemi, i cili vd*iq në ak*sidentin e së dielës në Kroaci. Va*rrimi i tij është bërë në va*rrezat e fshatit Pakashticë të Epërme, ku në ceremoni morën pjesë familjarë, miq e qytetarë të tjerë. Në va*rrim ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetë llapjanë. Sevdail Rrustemi nuk arriti t’u mbijetojë pl*agëve të ak*sidentit të një autobusi që bartte mërgimtarë nga Gjermania për në Prishtinë.

48-vjeçari në autobus ishte së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, këta të fundit që mbetën të lënduar. Gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë arritur edhe trupat e vi*ktimave të tjera nga ky ak*sident që padyshim ishte një nga tr*agjeditë më të mëdha për të gjithë vendin. Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u pl*agosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod. Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Baby Boo