Varr*osen shumica e vik*timave nga tragjedia e Bullgarisë


Lamtumira e fundit iu dha viktimave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari. 10 ditë pas tragjedisë, trupat e pajetë u sollën në vend me dy aeroplan ushtarak bullgar, të cilët u pritën me protokoll shtetëror nga garda presidenciale.

Pas nderimeve të larta të kryer në Aeroportin e Shkupit, arkivolët me të ndjerëve iu dorëzuan familjeve për ceremoni mortore. Përveç krerëve të shtetit tanë, të pranishëm ishin edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Familjarët ndonëse në dhimbje të thellë për humbjen e të afërmve të tyre, zotohen se do të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë.

Familjet nga Morana e Studeniçanit e pësuan më së rëndi këtë tragjedi, ku sot varrosen 14 anëtarë të tyre. Mijëra qytetarë erdhën në varrim, për të ju dhënë lamtumirën e fundit.

Ndonëse u tha nga autoritetet shtetërore që kortezhi mortor të parakaloj nga bulevardi që të shpie te Sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ku qytetarët mund të vinin të shprehnin ngushëllimet dhe të linin lule, familjarët mohuan këtë plan duke kërkuar që sa më parë të varrosen me ceremoni fetare islame. Ata që dolën për ti nderuar viktimat thanë se kjo tragjedi duhet të jetë alarm për shtetin të zbardh rastin.

Baby Boo