“Varianti tjetër i koronavirusit mund të jetë më keq se Delta”


Doktor Anthony Fauci paralajmëroi se mutacionet e ardhshme të koronavirusit mund të jenë edhe më ngjitëse se variantet Delta, që ka një ngarkesë virale “rreth 1.000 herë më të lartë” sesa varianti Alfa.
Virologu i njohur nënvizon rëndësinë e parandalimit, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerikë ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë.
Fauci përsëriti se rritja e fundit e infeksioneve ka prekur kryesisht njerëzit e pavaksinuar.

“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë,” shtoi ai. “Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy, duke shtuar se “njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu, është për të gjithë të tjerët”.
Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve.

“Ju duhet mbroni pjeswn vurnerabwl, të cilët janë njerëz të pavaksinuar, duke i vaksinuar ata,” tha Fauci në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten në mëngjes. “Dhe kur e bëni këtë, ju bëni një bllokim shumë, shumë të fortë të evolucionit të varianteve që mund të jenë problematike.”
“Nëse e bëjmë atë në mënyrë të menjëhershme, të ndërmjetme dhe afatgjatë dhe bëjmë zbutjen tani, ne do ta kthejmë rritjen e deltës”, shtoi Fauci.

Baby Boo