Varianti i ri i Covid-19 vjen edhe në Maqedoni!


Virusi “zviceran” apo një variant i ri i CoVid-19 ka arritur në vend, por nuk paraqet rrezik të shtuar thonë autoritetet shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky lloj i virusit korona për herë të parë është detektuar në Zvicër. Ai tha se në laboratorët e ASHAM-it nuk është gjetur varianti britanik.

Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër – deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në kovid qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 36 pacientë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga CoVid-19. Vetëm në kryeqytet mbi 300 pacientë janë në kurim spitalor edhe 122 shtretër janë të lirë.

Në Klinikën e Dermatologjisë 17 pacientë, në Neurologji 20 të sëmurë, në Institutin e TBC-së 19 pranime të reja, në Nefrologji po kurohen 15, në Klinika syve 6 dhe në ORL 16 të tjerë. Në Gastro 23 pacientë, në Spitalin 8 Shtatori gjithsej 92, në Klinikën Infektive 76 dhe në Kozle 22 pacientë  – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo