Varheji: BE përsëri ka besueshmëri në Ballkanin Perëndimor


Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji deklaroi se Ballkani Perëndimor është një sfidë e madhe dhe një përparësi e madhe për Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se Komisioni Evropian ka arritur përsëri të vendosë kredibilitet të Unionit në rajon.

Ai tha në një video – intervistë për organizatën amerikane “Advokasi enivear” (Advocacy Anywhere) theksoi se KE ka punuar shumë dhe ka arritur të krijojë një prani të fortë të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Varheji paralajmëroi se BE po planifikon në vjeshtë një plan investimi ekonomik dhe zhvillimi për Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi është që Ballkani Perëndimor të jetë më i lidhur me ekonomitë dhe shoqëritë e BE-së”, tha Varheji, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit dëshirojnë të anëtarësohen në Union.

Duke iu referuar marrëdhënieve BE-SHBA theksoi se “sheh disa sfida kryesore te fqinjët” për të cilat Brukseli, në bashkëpunim me Uashingtonin, mund të gjejë një zgjidhje, duke e përmendur shembullin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Sipas Komisarit Evropian, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së është gjithashtu i nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me Ukrainën dhe Lindjen e Mesme./MIA

Baby Boo