Vanhoutte: Fatkeqsi që nuk është bërë pastrimi i listës zgjedhore


Rezultatet e deritanishme të referendumit i ka komentuar edhe ish ndrëmjetësi belg, Piter Vanhoutte,
i cili i ka uruar të gjithë qytetarët që kanë përkrahur Marrëveshjes e Prespës dhe të ardhmen e tyre
drejt BE-së, shkruan SHENJA.

Rreth asaj që nuk është arritur dalje e mjaftueshme e qytetarëve në votime, Vanhoutte shkruan se
është fatkeqsi që nga viti 2016, kur ai angazhohej për dialog mes partive politike, nuk janë bërë
përpjekje serioze për rishikim të listës zgjedhore dhe në rishikimin e mënyrës se si do të menaxhohet
numri i madh i qytetarëve që lëshojnë vendin për të jetuar jashtë Maqedonisë.
Vanhoutte gjithashtu i drejtohet me një apel Qeverisë së Maqedonisë, ku thotë se nuk ka arsye për të
bërë hapa mbrapa, por që duhet vazhduar me punë, pasi sipas tij, ky është “obligim i mallkuar. “Mos
harxhoni kohë dhe para në zgjedhje të parakohshme përsëri, por angazhohuni në zgjidhjen e
problemeve të shumta në vendin tuaj”, shkruan Vanhoutte.
Ai shton se duhet punuar për përmirësimin e ekonomisë, sundimit të ligjit, sistemit shëndetësor dhe
arsimor, duke theksuar që një betejë e humbur, nuk nënkupton se është humbur gjithçka. Vanhoutte
gjithashtu thotë se një marrëveshje përfundimtare me Greqinë është akoma e mundur, vetëm se
duhet rishikuar mënyra e zbatimit të saj pa ndonjë prolongim./Pacensure

Baby Boo