Van Balen: Referendumi është i rëndësisë jetike, shpresoj se qytetarët do të thonë “PO”


Referendumi i ardhshëm është i rëndësisë jetike për vendin tuaj. Shpresoj se do të plotësohet cenzusi, se numër i mjaftueshëm i njerëzve do të dalin të votojnë dhe shpresoj se epilogu do të jetë pozitiv dhe numër i madh i qytetarëve do të thonë “po”.

Këtë në deklaratën për MIA sot e porositi eurodeputeti Hans Van Balen, kryetar i ALDE (Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve në Evropë). Balen është edhe kryetar i grupit “Miq të Maqedonisë” e cila ishte riaktivizuar në Parlamentin Evropian në mars të këtij viti.

Sipas tij, referendumi është mbipartiak dhe me rëndësi të madhe për të ardhmen e Maqedonisë.

“Tani kur çështja e emrit është zgjidhur, që ishte hap i guximshëm i kësaj Qeverie, mund të flasim për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, ka thënë Hans Van Balen.

Në pyetjen nëse nuk plotësohet cenzusi, shton mes tjerash se nëse ka votim masiv “Për”, ajo është tregues që Qeveria e Maqedonisë dhe Kuvendi të thonë “po” për marrëveshjen e emrit.

“Por do të doja të ketë dalje masive dhe të plotësohet cenzusi. Megjithatë, qytetarët në fund do të vendosin. Shpresoj se do të dalin të votojnë dhe se vota e tyre do të jetë ‘për’”, ka thënë për MIA, eurodeputeti Hans Van Balen.

Van Balen sot në Shkup ka marrë pjesë në forumin e rrjetit Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN) me shkas dhjetë vjet nga formimi i saj.

Në forum kanë marrë pjesë një numër i madh liderësh nga rajoni si dhe eurodeputetë të cilët flasin në temën e dhjetëvjetorit rreth bashkëpunimit me shtetet e rajonit dhe pespektivat e liberalizmit si dhe përshpejtimit të proceseve integruese të shteteve të EJL-së në NATO dhe BE.

Baby Boo