Valon Syla për Donika Gërvallën: Nga komunisti Enver Hoxha, te neokomunisti Albin Kurti


Gazetari Valon Syla ka publikuar disa fotografi ku pretendon se në to është ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ish-diktatorin komunist, Enver Hoxha.

Ai thotë se Gërvalla nga komunisti Enevr Hoxha, shkoi te neokomunisti Albin Kurti.
“Në këtë foto dikur regjimi komunist i Enver Hoxhës bënte propagandë me fëmijët e patriotëve kosovar si Jusuf Gërvalla. Sot kjo vajzë është Ministre e Jashtme, Donika Gërrvalla Schëarz. Por loja me fëmijë sot spo ndalet. Me të po bënë marketing një lider i ri si Albin Kurti. Në esencë, politika kurrë su ndal duke bërë lojra me fëmijët e familjeve patriotike”, ka shkruar ai përbri fotografive.

Syla ka shkruar se Donika GËrvalla është shprehur anti komunizmit por ka përfituar nga neokomunisti Albin Kurti.
“Donika thotë se është anti komuniste, por në fakt, ishte në listë dhe përfitoi pozita nga komunisti i ri, apo neokomunisti Kurti. Kujt ti besojmë, komunistëve, apo anti-komunistëve? Enver Hoxha sigurisht e kishte marrë me zor, për fotografi. Ndërsa, Albin Kurti me vetëdije”, ka shtuar Syla.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1700517103454334&id=100004881817852

Baby Boo