Valon Syla imiton Rron Gjinovcin në Pressing, video bëhet virale


Gazetari Valon Syla mbrëmë ka imituar analistin Rron Gjinovci në Pressing të T7 dhe video është bërë virale në rrjetet sociale.
Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Pressing” në T7, ka pasur një debat në mes të gazetarit Valon Syla dhe analistit Rron Gjinovci.

Syla në debat me të ia rikujtoi Gjinovcit një premtim që i kishte dhënë ky i fundit, që nëse Vjosa Osmani nuk kandidon e vetme dhe nëse futet në listën e Vetëvendosjes (VV’së), do t’i kërkojë falje gazetarit.
Mirëpo ajo se çfarë është bërë virale nga ky debat është imitimi i Valon Sylës. Ai ka imituar Rron Gjinovcin duke bërë zërin dhe gjestet sikur të tij.

Baby Boo