Valon Syla: Albin Kurti kurrë nuk mund ta thyejë rekordin e Ibrahim Rugovës


Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që do të marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e reja dhe kështu po e vendosin edhe disa sondazhe që janë publikuar së fundmi.

Por këtë nuk e besoi gazetari dhe publicisti, Valon Syla, i cili shprehet i bindur se Albin Kurti nuk mund ta thyejë kurrë rekordin e Ibrahim Rugovës.
“Në bazë të sondazheve PDK po del 23% – 26%, VV 36%-38%, edhe pse thonë edhe 51% por Rugovës besoj që nuk do t’ia thyejë askush rekordin, që në kulmin e karrierës i kishte marrë 46%. Kurrë Kurti nuk mundet me prek imazhin e Rugovës”, ka deklaruar Syla në Reporteri Intervista.

Ai më tej ka thënë se Vjosa Osmani është djegur nga LDK-ja dhe tash edhe nga VV-ja, sepse, sipas tij, VV-ja po e përdor për destabilizimin e LDK-së.
Syla më tej ka thënë se nuk beson që Osmani do të jetë numri dy në listën e VV-së.
“Nuk besoj që Vjosa Osmani mund ta kapërcejë Albulena Haxhiun ose forumin e grave. E shoh problematike që Vjosa, Albulena (Haxhiu), Mimoza (Kusari-Lila), Fitorja (Pacolli) me qenë me një shtëpi, është një gacë e pashkrepur”, ka pohuar ai.

Baby Boo