Valon Bela: “E si mos të ikin shqiptarët e shkretë nga ky vend?”


Valon Bela:

E si mos të ikin shqiptarët e shkretë nga ky vend? Ata prokurorë që i mbushën xhepat me para të qytetarëve (PSP) janë avansuar në Kryetarë gjykatash. Kryeprokurori u zgjodh nga Qeveria, u votua nga Parlamenti e sot, fshehet dora që hodhi gurin sepse të njëjtin e propozuan për në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatëset si Geshkovska dhe Swarovski akoma janë gjykatës e që akoma po sakatojnë drejtësinë për shqiptarët. Në ndërkohë rastet e montuara nuk eliminohen. Për çdo ditë e të burgosurve shqiptarë që rrijnë të pafajshëm nëpër burgje keni për ta paguar shtrenjtë. Nëse nuk bie në në kokën tuaj, do u bjerë fëmijëve tuaj (aty ku u dhemb) sepse Zoti ynë nuk harron!
Sikur kjo të mos mjaftonte, akoma zgërdhiheni para arkivoleve të atyre që i dogjët …
Zgërdhihet Ministri që nënshkroi dhjetëra tenderë por asnjë nuk e nënshkroi për korrigjim të teksteve shkollore, tekste ku ofendohet qënia dhe indi i shqiptarit.
Zgërdhihen ata që dështimet t’i paraqesin si sukses, ku shtrenjtimin e rrymës e mbulojnë me shaka ditore edhe pse ekspertët kishin reaguar me kohë se kriza energjetike do i tmerron qytetarët me çmime të pabërballueshme.
Zgërdhihen edhe ata që fjalët e tyre nuk zgjasin më shumë se 24 orë sepse kundërshtohen nga po të njëjtit dhe sikur të mallkuar nga roli i palaçove krekosen me gënjeshtrat e kulluara.
Dhe kështu na paraqiten me plane që kundërshtojnë ato paraprake dhe kështu gënjeshtrat sa shkojnë e zbukurohen, paketohen dhe shiten si n’pazar.

Nuk i ka mbetur qytetarit mbështetje tjetër veç Zotit dhe kjo duhet t’na shqetësojë sepse kur Ai i përgjigjet njeriut, s’mbetet gjë përmbi dhé mu sikur qindra civilizimeve që mbetjet u dalin rastësisht. Fundi i atillë na vjen edhe neve nëse nuk e mundim këtë të keqe. Nëse nuk prëveshim mëngët për ta luftuar këtë ligësi mbi ne.

Bashkohuni me BESËN që t’i dënojmë njëherë e mirë kryekriminelët me vartësit e tyre, t’i shtypim kryenaltët, të pacipët dhe injorantët me diploma.

Tani kur fitorja është afër, bashkohuni me BESË që ta nderojmë dëshmorin, familjen dhe veprën e tij. T’i ndihmojmë të varfërit sepse varfëria është e përkohshme, sot janë ata, nesër ne. Ta ndihmojmë studentin që ia kanë nxanë frymën profesorët partiak. Ta ndihmojmë të sëmurin që shëndetin ta gjen tek pragu i shtëpisë. Ta ndihmojmë biznesin që po zhvatet për çdo ditë.

Të bashkohemi sepse mjaft më na “çliruan” nga paratë, shëndeti, arsimi madje as ajër të pastër nuk na lanë.

Lëvizja BESA po rritet. Bashkangjitu !

Baby Boo