Valon Bela: “Anesteziologun e TikTokut edhe kur e kapi policia ishte në ndikimi e drogës”


Valon Bela:

ME SHKAS!
Ku jeni more mediume që këtij mostrumit anesteziolog ia shkruani emrin vetëm me iniciale.
A kaq vlerë kanë gratë nga ju?
A kështu duhet trajtuar ky kriminel?

Po shkruaj sepse më takon si ish Drejtor organizativ/finansiar në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë pranë Spitalit Shtetëror “Nënë Tereza” – Shkup.
Me të marrë pozicionin kemi bërë avansimin e doktoreshave shqiptare ku përmes tyre kemi ndryshuar edhe orarin e punës përfshi kujdestarinë duke e plotësuar me shumë mjekesha femra sepse shtatzënat dhe lehonat pas lindjes ndjeheshin shumë më të lira kur kontrolloheshin, përgaditeshin, lindnin foshnjet si dhe trajtoheshin pas lindjes nga personeli mjekësor femër.
E gjithë kjo punë bëhej për ta ruajtur dinjitetin e gruas.
Papritmas sheh në media se si janë bërë inçizime publike (në tik tok) nga person i autorizuar mjekësor (anesteziolog) duke zbuluar edhe gjëra intime gjatë kontrolleve të grave shtatzëna. Krim madhështor. Ajo që vërehej ishte edhe heshtja e dukshme e shumë personelit mjekësor që ishin prezent aty. Asnjëri nuk e ngriti zërin për të ndaluar mjekun-anesteziolog që po filmonte me celularin e tij në sallën e kontrolleve.
Ky krim ka emër dhe mbiemër, dhe ju mediume të nderuara duhet t’ia publikoni emrin. Mos ia shkruani vetëm inicialet atij monstrumi!

Ndryshe emrin e ka Valton Dërvishi është narkoman i njohur kur gjatë kapjes nga policia ishte akoma nën ndikim të substancave narkotike. Paramendoni sa ndikim ka një anesteziolog narkoman dhe masa që i jep ai pacientit kur futet në ndonjë operim? E tmerrshme. Akoma më e tmerrshme është edhe fakti se ai ishte edhe pjesë e komisioneve shëndetësore, dhe kush e emëroi??

Cënimi i privatësisë është krim i sanksionuar me kodin penal të RMV-së.
Respektojeni dinjitetin femëror!!

Baby Boo