Ballina Pa Censurë Valë e re migrantësh në RM? Spasovski: Vlerësim real, duhet të jemi...

Valë e re migrantësh në RM? Spasovski: Vlerësim real, duhet të jemi gati


Maqedonia nuk është vend i preferuar për migrantët ilegalë, por padyshim është pjesë e rutës ballkanike të njerëzve që kërkojnë jetë më të mirë.

Deri në vitin 2030 pritet që në Evropë të qarkullojnë rreth 230 milion refugjatë. Padyshim që shumë prej tyre do të kalojnë përmes Ballkanit.  Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se zërat për një valë të re migrantësh janë realë dhe vendi duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë.

“Pavarësisht marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve të ndryshme që janë bërë, nuk mund të ketë garanci se e gjithë ajo që e pamë gjatë vitit 2015 dhe 2016 i takon të kaluarës dhe që nuk do të përsëritet. Para dy muajsh ka hyrë në fuqi Ligji i ri për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme si plotësim i ligjit paraprak për azil dhe mbrojtje të përkohshme. Patjetër të kemi aksion të koordinuar. Ka mundësi për qendra pranuese afatshkurta për çfarëdolloj krize migrantësh, por asgjë më shumë se kjo”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

 

 

Baby Boo