Valbona Selimllari bëhet pjesë e PS: S’ka kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë


Pas Land Hysit, Vikena Kamenicës dhe Monika Lubonjës, edhe Valbona Selimllari ka vendosur që të bëhet pjesën e familjes socialiste.

Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare: “Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:

“Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.

Baby Boo