Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë: Mami na jepte bukë me sheqer


Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka bërë një rrëfim prekës brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Të gjithë e njohin si tip me energji pozitive dhe është e qeshur gjithmonë, por jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, qysh nga fëmijëria.

“Unë jam Valbona, jam lindur dhe rritur në Tiranë, në një lagje të vjetër të Tiranës, me shumë pjesëtarë familje. Jam fëmija i fundit. Kam 7 motra dhe 2 vëllezër. Fëmijëria ime ka qenë po aq e keqe por edhe shumë e bukur.

Fillova shkollën fillore pranë shtëpisë. Kemi pasur një shkollë shumë të mirë, me emër sot. Kemi qenë fëmijë që luanin gjithë ditën dhe na mblidhte mami në darkë ose mbasdite me një bukë me sheqer dhe na e lagte te çezma. E ne të lodhur nga lojërat e tepërta e hanim. Isha fëmija i fundit dhe ndoshta…

10 fëmijë, por një vëlla më ka vdekur shumë i ri kur isha dy vjeçe. Një fëmijëri shumë e vështirë. Këndoja gjithë ditën nëpër shkollë, nëpër korridoret e shkollës, ku të gjithë thonin ‘ça zëri ke, pse nuk vazhdon një shkollë muzike”.

Baby Boo