Vaksinimi, rrëmujë në poliklinikën e Çairit


Interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar nuk e kanë zmbrapsur as temperaturat e larta e as pritja në radhë të gjata. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 15,574 qytetarë, prej të cilëve dozën e parë e kanë marrë 8,808 persona. Autoritetet Shëndetësore thonë se procesi imunizimit po zhvillohet në të gjitha punktet e vendit dhe ritmi i tillë pritet të vazhdoj.

Në gjitha pikat e vaksinimit pritjet janë relativisht të gjata, por në lokacionet me dendësi të popullsisë siç është Poliklinika e Çairit, për dallim nga dy ditët tjera, sot qytetarë thonë se pritjet nuk janë aq të gjata
“Duhet të vijnë në fshatin Haraçinë në ambulanten tonë, por na mundojnë të vijmë në këtë nxehtë ja unë në moshën 80 vjeçe që jam për të marr vaksinat.

“Në dozën e parë kalova super, tani në të dytën kisha termin nga ora 9 pa një çerek dhe tani shiko sa është ora. Që nga mëngjesi kam pritur pothuajse tri orë.”
“Po nja gjysmë ore kam pritur. Si të duket organizimi këtu? Mirë është, nuk janë pritjet e gjata. Çfarë ju sugjeron të tjerëve që nuk janë vaksinuar? Ata vet e dinë nëse donë le të vaksinohen, me zor nuk bëhet.”

Pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë përpiqeshin të mbanin rendin. Por qytetarët sa vini e shtoheshin.
“Megjithëse radhë të gjata kishte poshtë për pritje, njëjtë është korridorin e punkteve të vaksinimit këtu në Poliklinikën e Çairit, ku aktualisht po presin shumë qytetarë për të marrë certifikatat pas vaksinimit.”
“Për 15 minuta mbarova punë, mirë është duke ecur. Patjetër duhet të vaksinohemi, ju sugjeroj të gjithëve të vijnë të vaksinohen.”
“Kam prit vetëm 20 minuta, nuk kam ankesa super jam kurrë më mirë skam qenë. Nuk bën të jeni të uritur kur të vaksinoheni, të gjithëve ju kam thënë që të hanë para vaksinimit, përndryshe nuk bën.”

Kemi shumë pacientë që vijnë të vaksinohen, interesimi është jashtëzakonisht i madh, tani kemi të gjitha llojet e vaksinave dhe qytetarët mund të bëjnë zgjedhjen për dozën e parë. Deri në mesditë janë vaksinuar rreth 600 pacientë. Për momentin i kemi mundësitë t’iu japim cilëndo vaksinë qytetarëve”, tha Vlora Azizi, Kryeinfermiere në Poliklinikën e Çairit.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6.770 testime për Covid-19, prej të cilëve 672 raste kanë rezultuar pozitive. Po ashtu në sot janë regjistruar 5 viktima dhe 35 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.046.042 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 160.571. Prej tyre, 150.670 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.532. Numri i rasteve aktive është 4.369 që ka shënuar një rritj

Baby Boo