Vaksina ruse do të jetë më e lirë se “Fajzer” dhe “Moderna”


Çmimi i vaksinës ruse “Sputnik V” do të jetë dukshëm më i ulët se çmimi i vaksinave të kompanive “Fajzer” dhe “Moderna”, u kumtua në profilin në Tuiter të Sputnik V, transmeton Tanjug-u.
Siç u theksua, çmimet e publikuara prej 19,5 dollarëve për dozë të vaksinës “Fajzer” dhe 25 deri 37 dollarë për dozë të vaksinës së kompanisë “Moderna” në të vërtetë do të thonë çmime prej 39 dhe 50 deri 74 dollarë për person, sepse një personi i nevojitet dy doza të vaksinës “Fajzer”, “Sputnik V” dhe “Moderna”.

Vaksina “Sputnik V”, prodhuar nga Instituti për hulumtime shkencore “Gamaleja”, më 11 gusht mori konfirmimin për regjistrim nga Ministria ruse e Shëndetësisë dhe u bë vaksina e parë e regjistruar kundër korona virusit në botë.

Baby Boo