Vaksina që lufton obezitetin, sa është reale?

Obese 12 year old boy measuring himself

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtet – një vaksinë e vetme që lufton obezitetin. Por,  duket se do të bëhet realitet, pasi shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të rëndësishme të lidhjes së obezitetit me një virus ngjitës.

Studimet e kryera tek kafshët tregojnë se ky virus është përgjegjës për shtimin e më shumë se 15% të peshës trupore.

Virusi ka një efekt të dyfishtë, jo vetëm irriton qelizat dhjamore duke shkaktuar inflamacion të tyre, po pengon edhe eliminimin e tyre nga trupi. Qelizat e afektuara më pas akumulohen në trup, duke shkaktuar obezitet.

Gjatë një studimi, ku u përdorën mostra të indeve të shëndetshme nga 80 gra me  kancer gjiri, rezultoi që 4 nga 5 gra që ishin mbipeshë e kishin këtë virus – krahasuar me 1 në 5 gra që kishin peshë normale.

Në studime të tjera, të paktën 30% e njerëzve obezë ishin të infektuar me këtë virus, krahasuar me vetëm 11% të njerëzve me peshë normale.

Dr. Richard Atkinson, profesor tek Universiteti Wisconsin, ka patentuar një vaksinë për këtë virus, por nuk ka tërhequr mjaftueshëm fondacione për ta nxjerrë në treg ilaçin. Akademikët në Korenë e Jugut e kanë testuar vaksinën tek kafshët, ku pengoi virusin të infektojë qelizat dhjamore.

Profesori thotë se vaksina mund t’u jepet të rinjve për t’i mbrojtur nga virusi dhe ndaluar akumulimin e qelizave dhjamore. Me miliona njerëz përreth botës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me obezitetin, prandaj një vaksinë e tillë mund të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.

Baby Boo