Vaksina “Moderna” efektive te adoleshentët


Instituti për alergji dhe sëmundje infektuese në Amerikë “Moderna” ka bërë të ditur se vaksina mRNA-1237 ka qenë efektive të adoleshentët e moshave 12-17 vjeç.
Rreth 3.732 vullnetarë, kanë marrë dy dozat e kësaj vaksine.
Edhe pse, rrallë herë, personat e kësaj moshe kanë pasur probleme të mëdha edhe nëse janë infektuar me Covid-19, ata mund ta shpërndajnë.

Ekspertët presin që efektiviteti i kësaj vaksine dhe vaksinimi i vazhdueshëm edhe i moshave më të reja, do të parandalojë përhapjen e virusit edhe më tej.
Vaksina “Moderna” është e autorizuar për personat 18 vjeç e më të vjetër, ndërkohë që Pifzer-BioNTech, është e autorizuar për moshën mbi 16 vjeç dhe gjithashtu po vaksinohen edhe fëmijë të moshës 12 vjeç.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka aprovuar tre vaksina për përdorim në adoleshentë, “Moderna/ AstraZeneca/BioNTech”, por asnjëra nga këto për mosha më të reja apo kryesisht fëmijë.

Baby Boo