Vaksina AstraZeneca ndryshon emrin


Vaksina e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të ndryshojë emrin. Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, tashmë kjo vaksinë do të njihet me emrin e ri, Vexzevria.
Sipas EMA kjo vaksinë përdoret për të parandaluar Covid-19 dhe mund të injektohet nga mosha 18 vjeç e lartë.

Vaxzevria përbëhet nga një virus tjetër, i familjes adenovirus, që është modifikuar për të përmbajtur gjenin për prodhimin e një proteine ​​nga SARS-CoV-2.
Vaxzevria nuk përmban vetë virusin dhe nuk mund të shkaktojë Covid-19. Po ashtu në një njoftim nga EMA, bëhen me dije dhe detaje të tjera lidhur me vaksinën, por nuk është dhënë shpjegim pse është marrë ky vendim.
Deri tani bëhet me dije se ndryshimi i emrit është kërkuar nga kompania prodhuese dhe EMA ka dhënë miratimin.

Baby Boo