Vaksina anticovid, interesimi për vaksinim çdo ditë po zvogëlohet


Interesimi për tu vaksinuar vazhdon të bjerë, vetëm 745 persona dje kanë marë dozën e parë të vaksinës ndërsa 1.999 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë dhe 54 persona kanë pranuar dozën e tretë. 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë situata me Covid 19 në Tetovë po shkon drejt stabilizimit.

Në tre javët e fundit numri i të infektuarëve ka rënë ndjeshëm dhe situatë e ngjajshme është edhe në 24 orët e fundit ku nuk është shënuar asnjë viktimë. Autoritetet e Spitalit thanë se janë 5 pacientë të hospitalizuar po aq me oksigjeno-terapi. Asnjë pacient nuk është i infektuar që ka marrë një dozë të vaksinës dhe dy janë me nga dy doza. Asnjë pacient nuk është në respirator ndërsa ambulantë ditore janë 13 pacientë. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 793.987, ndërkaq janë rivaksinuar 745.415 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 625 qytetarë. Në vend janë aplikuar 1.5 doza vaksinash.

Baby Boo