Vajzat shqiptare kandidojnë për në Asamblenë Komunale në Belgjikë


Në komunën Anderlecht, për zgjedhjet lokale të 14 tetorit, kandidojnë edhe shqiptaret Vaile Shkodra dhe Luiza Duraki respektivisht 34 dhe 42 në të njëjtën listë PS.spa.CDH.

Këto shqiptare janë pjesëtare të ekipit strategjik që kemi hartuar për një pjesë të madhe të komunave të Regjionit të Brukselit!

Vailja është një vajzë dinamike, aktiviste e orëve të para të shkollës Vatra, koordinatore e Qendrës Vatra, të grupit të valleve dhe të grupit të grave Vatra si dhe ideatore e ngritjës së flamurit mbi Atomium!

Luiza është juriste dhe është një vajzë që premton shumë si në aspektin profesional si në nivelin shoqëror, janë mbi të gjitha dy vajza shumë dinamike që do t’i shërbejnë shumë komunitetit!/Pa Censurë

 

Baby Boo