Vajzat që po “torturojnë” policët, njihuni me kriminelet që bëjnë ligjin në burg

Në Instagram dhe Twitter ekziston një profil dedikuar vajzave të bukura të arrestuara, ku postohen fotot e tyre pas arrestimit.

Profili ka rreth 200 000 ndjekës që shijojnë fotot e bukurosheve që janë ndaluar nga policia kryesisht për zotërim marijuane dhe për drejtim makine në gjendje të dehur.

Profili “Mugshawtys” menaxhohet nga një elektricist 24-vjeçar nga Kalifornia, Josh Jeffrey, i cili thotë se fotot ia dërgojnë vetë vajzat. “Më vijnë 15-20 foto në ditë. Unë hedh një foto në ditë, bashkë me arsyen e ndalimit”, tregon i riu për “New York Post”.

“Nëse dikush më kërkon që ta heq foton e saj, e heq menjëherë nga faqja pa diskutime. Nuk postoj asgjë pa dakordësinë e vajzave”, shton 24-vjeçari.

Baby Boo