Vajzat e “joshin” djalin, pastaj e rrë*mbejnë (VIDEO)


Dalja në takim me dy vajza ishte dardhë me bisht për një të ri kryeqytetas. 24 vjeçari u bë viktimë e rrë*mbimit pasi u mashtrua nga dy vajza 19 e 22 vjeçe në lagjen Tasligje të shtunën pasdite. Por në një rrugicë 500 metra më tutje sic marrin vesh mediat, ato e tradhtuan atë pasi dyshohet se e kërc*ënuan edhe me thikë, duke e dorëzuar tek dy djem të tjerë.

Për rastin u njoftua policia që lokalizoi e arrestoi dy të dyshuarat por me vendim të prokurorit u liruan më pas. Të dielën u vetë dorëzua edhe i dyshuari L.G, 22 vjeç që u ndalua për 48 orë. Ndërsa A.H 21 vjeç bashkë me viktimën, janë akoma në kërkim nga forcat e rendit të cilët nuk i gjetën në lokacionet që u bastisën, derisa hetimet u tha se po vazhdojnë.

Baby Boo