Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi


Një vajzë tetë-vjeçare nga Alepo ishte parë të lëvizte në një kamp refugjatësh, nw Idlib, me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë, tw cilat ia kishte sajuar i ati, që ajo që tw mundej tw ecte për në shkollën e kampit.

Fotot u përhapën në internet dhe tani është marrë në Stamboll, nga një klinikë e specializuar, kur do të marrë trajtim profesional.

Vajza, e quajtur Maja Merhi, ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik. Babai i saj, që ka të njëjtën sëmundje, vuri re se pas një operimi të bërë në kamp, që çoi në shkurtimin e mëtejshëm të këmbës, ajo nuk po ecte dot për në shkollë. Kështu që ai sajoi proteza me tuba palstikë e kuti konserve në fund, që të mos çaheshin.

Pas fotove, “Hëna e Kuqe” e Turqisë, një klinikë në Stamboll dhe njerëz të shumtë kanë mbledhur fonde dhe kanë bërë të mundur trajtimin.

“Maja do të ecë”, tha dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit. “Shpresojmë ta arrijmë për tre muaj”.

Baby Boo