Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi


Një vajzë tetë-vjeçare nga Alepo ishte parë të lëvizte në një kamp refugjatësh, nw Idlib, me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë, tw cilat ia kishte sajuar i ati, që ajo që tw mundej tw ecte për në shkollën e kampit.

Fotot u përhapën në internet dhe tani është marrë në Stamboll, nga një klinikë e specializuar, kur do të marrë trajtim profesional, transmeton TCH.

Vajza, e quajtur Maja Merhi, ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik.

Babai i saj, i cili ka të njëjtën sëmundje, vuri re pas një operimi të bërë në kamp, që çoi në shkurtimin e mëtejshëm të këmbës së vajzës, se ajo nuk po ecte dot më për të shkuar në shkollën e kampit. Ai sajoi proteza me tuba palstikë e kuti konserve në fund, që të mos çaheshin, dhe vajza nisi të ecë sërish.

Pas fotove, “Hëna e Kuqe” e Turqisë, një klinikë në Stamboll dhe njerëz të shumtë që e panë nga interneti, kanë mbledhur fonde dhe kanë bërë të mundur trajtimin.

“Maja do të ecë”, tha dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit. “Shpresojmë ta arrijmë për tre muaj”.

Baby Boo