Vajza memece e zhdukur para dy ditëve nga Klina gjendet në Kukës


Donisa Berisha, nga Volljaki i Klinës, e cila ishte zhdukur të premten në mëngjes, është gjetur nga policia e Kukësit në Shqipëri rreth orës 12 të natës.

Klina.info merr vesh se vajza është duke pritur proceduren ligjore për ta lëshuar për Kosovë.

Rasti i zhdukjes së kësaj vajze është raportuar në Policinë e Kosovës më datë 19 qershor.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës dje rreth orës 07:25.
“Ankuesi ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, njoftoi Policia.

Baby Boo