Fëmijët e zyrtarëve Talat Xhaferi dhe Miroslav Gërcev, në kompaninë shtetërore ELEM janë punësuar pa arsimim adekuat, tregojnë formularët M1 / M2 të punësimit të tyre, të cilëti ka siguruar portali Lideri.
Javën e kaluar ky portal zbuloi skandalin ku pa konkurs, fëmijët e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe zyrtarit të LSDM-së, Mirosllav Grcev janë punësuar në ELEM në pozicionet “Jurist” dhe “Inxhinier mjedisor”, por sipas të dhënave, ata nuk janë të kualifikuar për këto pozita, për shkak se formularët e punësimi të tyre, sipas portalit në fjalë, nuk figuron edukimi që është i nevojshëm për këto funksione.
Në ELEM Besiana Xhaferi, vajza e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është i punësuar me arsimintë mesëm profesional, maturant i gjimnazit
Nga ana tjetër, Dimitar Gërçev, djali i arkitektit dhe këshilltarit në Ministrinë e Kulturës, Miroslav Gërçev, është i punësuar pa asnjë arsimin. Dimitar Gërcev do të jetë inxhinier pa pasur nevojë të paraqesë një diplomë për shkollim e tij.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhafetri në emisionin Tom Tema ka thënë se vajza e tij i kishte përmbushur të gjitha kushtet për t’u punësuar në ELEM, si avokat. Si mundet një person me arsim të mesëm të jetë avokat në këtë kompani shtetërore, kjo gjë mbetet e panjohur, apo Maqedonia është vendi i çudirave!!/