Vajza e vogël gëlltit boçet e hashashit, i kishin lënë prindërit në shtëpi


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku një vajzë 15-muajshe gëlltiti boçe hashashi.

Ato ishin lënë në shtëpi nga prindërit, pa u shqetësuar se mund të keqpërdoreshin nga e vogla. Vajza përfundoi menjëherë në spital, ku pas mjekimit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë ka nisur një hetim për prindërit e saj. Prindërit kishin vendosur ta çonin vajzën në spital pasi kishin vërejtur disa ditë më parë që vajza e vogël nuk po ndjehej mire.

Analiza e urinës zbuloi praninë e kanabinoidëve. Pas kësaj, babai dhe nëna e të miturës sqaruan se ata kishin përdorur hashash dhe vajza e kishte gjetur në shtëpi duke e gëlltitur.

Për momentin fëmija do të qëndrojë pranë prindërve të saj, të cilët megjithatë do të mbikqyren nga psikologët. Gjykata për të mitur në Milano po punon gjithashtu për çështjen./Shqip/

Baby Boo