“Vajza…” e Piccasos shitet për 115 milionë dollarë


Lajme

Kosovë

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Kërko Punë

Arkiva

Marketing

KULTURA / CULT+
“Vajza…” e Piccasos shitet për 115 milionë dollarë

17 minuta më parë 0 Shkepje
“Vajza…” e Piccasos shitet për 115 milionë dollarë
Tabloja e Pablo Pikasos “Vajza me një shportë me lule” (“La fillette à la corbeille fleurie”, 1905) u vlerësua 115 milionë dollarë gjatë shitjes së parë të organizuar nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” në New York. Dje, shitja vendosi rekorde edhe për tablotë nga Claude Monet dhe të Henri Matisse.

“Vajza me një shportë me lule”, e blerë menjëherë nga koleksionuesja amerikane, Gertrude Stein dhe vëllai i saj Leo, arriti vlerën e gjashtë më të lartë për një tablo të shitur në ankand.

Pablo Picasso (1881-1973) është i vetmi piktor, tablotë e të cilit janë shitur me më shumë se 100 milionë dollarë në ankande.

Më shumë se 1,600 vepra të këtij koleksioni do të shiten këtë javë në shtëpinë e ankandeve ”Christie’s” me vlerën rekord më të lartë për të njëjtin koleksion. /ATSH/

Baby Boo