Vajza e Azem Hajdarit reagon pas shkarkimit të Vjosa Osmanit


Deputetja shqiptare, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, ka reaguar pasi dje Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka shkarkuar nga pozitat në parti, Vjosa Osmanin.

Hajdari ka thënë se e përgëzon Osmanin për qëndrimet dinjitoze dhe për paritmet e forta, duke i thënë se edhe vetë ka kapërcyer nëpër një rrugë të ngjashme në përballje me burra që urrejnë demokracinë dhe mendimin ndryshe.

“Ju përgëzoj Vjosa Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë”, ka shkruar Rudina Hajdari në llogarinë e saj në twitter.

Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozitat në parti pas qëndrimeve të saj konsante kundër.

Baby Boo