Vajza e aktorit Jackie Chan: Po fle poshtë urës me të dashurën time, askush s’më ndihmon, sepse…(Video)


E bija e Jackie Chan ka thënë kohët e fundit se po jeton poshtë një ure, bashkë metë dashurën e saj, Andi Autum.
Në një thirrje publike të bërë në YouTube javën e shkuar, 19-vjeçarja Etta Ng ka bërë me dije se është endacake dhe se as familja e as miqtë nuk po e ndihmojnë më.

Etta, e cila kurrë nuk ka dashur të ketë një marrëdhënie normale me të atin 64-vjeçar, pasuria e së cilit vlerësohet plotë 395 milionë dollarë, ka akuzuar prindërit për situatën në të cilën ndodhet

Ajo shprehet se ndihet e frikësuar, pasi ata duan ta ndajnë nga e dashura.

Duke lexuar një letër dhe duke parë nga kamera, vajza tha:

Përshëndetje! Jam e bija e Jackie Chan dhe kjo është e dashura ime. Jemi pa shtëpi prej një muaji, për shkak të prindërve të mi, të cilët janë homofobikë. Kemi fjetur poshtë urës.
U kam kërkuar ndihmë gjithë miqve. I kam kërkuar familjes të më ndihmojë. Të gjithë na tregojnë strehëzat shtetërore, ku e dinë që do të na dëbojnë.

Nuk e kuptoj. Kemi shkuar në polici, kemi shkuar në spital, në vendet ku jepet ushqimi falas, kemi kërkuar të strehohemi tek LGBTQ, por askujt nuk i plas.

Dy njerëz të dashuruar, që ndajnë dashuri të pastër për njëri tjetrin, po mundohen që ti ndajnë. dhe pse? Sepse unë e dua… Nuk e kuptoj”.

Videoja është parë mbi 325 mijë herë në YouTube.
https://youtu.be/JldGE4hxYk8

Baby Boo