Vajza 19-muajshe pa maskë, kompania ajrore anulon fluturimin


Linja ajrore kanadeze u detyrua të anulonte fluturimin pasi një fëmijë 19 muajsh nuk kishte vendosur maskë.
Safwan Choudhry, babai i vajzës tregoi se përgjegjësit e sigurimit dëshironin që vajza të vendoste maskën, por ishte e pamundur pasi ajo nuk ndalonte së qari.

Linja ajorore tha se çështja nuk ishte me vazjën e cila është nën moshën e kërkuar për të mbajtur një maskë, por me vajzën tjetër trevjeçare të z. Choudhry. Ai tregoi se stjuardesat iu afruan familjes së tij kur ishin duke u ushqyer dhe i kërkuan që dhe dy fëmjët e tyre të vendosnin maskat.

Mirëpo, stjuardesat nuk e kishin lejuar që vajza trevjeçare të mbaronte ushqimin dhe më pas të vendoste maskën, pasi toleranca ishte zero dhe nuk mund të mbyllnin derën e areoplanit pa e vendosur ajo maskën.
Fluturimi u detyrua të anulohej dhe të gjithë udhëtarët u urdhëruan të zbrisnin.
E gjithë familja Choudhry do të duhej të largoheje dhe nëse nuk e bënin këtë gjë ata mund të arrestoheshin.
Më vonë z. Choudhry mësoi se sipas politikës kanadeze të transportit vetëm fëmijëve mbi dy vjeç u kërkohet të mbajnë maska, prandaj vajza e tij 19- muajshe nuk kishte pse të vendoste një të tillë.

Baby Boo