Vaji fals dhe i rrezikshëm, specialistët: Dëmton zemrën, shkakton sëmundje të rënda


Një pjesë e vajit që etiketohet si vaj ulliri dhe që shitet në treg, në fakt nuk është aspak i tillë. Top Channel e faktoi këtë me analiza nga institucionet shtetërore të disa lloje të vajit.

Përveç mashtrimit financiar, që i bëhet konsumatorëve pas vajrave false ka edhe një rrezik serioz për shëndetin.

“Vaji i ullirit nuk është i lejueshëm për t’u tregtuar dhe konsumuar. Zakonisht këto vajra kalojnë për t’u rafinuar, sepse të gjitha këto komponentët në tërësi si aciditeti, peroksidet, koeficienti i përthithjes, tregojnë se këto komponentët kur merren në organizëm, japin probleme të shëndetit”, tha Onejda Kyçyku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

– Kur thoni probleme të shëndetit tek konsumatori për çfarë flisni konkretisht?

“Ju e dini shumë mirë se ne çfarë hamë, na del në shëndet, dhe këto lidhen me shumë sëmundje që janë kardiovaskulare, kancerogjene dhe të gjitha sëmundjet e tjera, të cilat kanë këtë lidhje të drejtpërdrejtë me konsumimin e produkteve ushqimore”, tha Kyçyku.

Baby Boo