UT mori pjesë në aksionin për dhurimin e gjakut të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup


Një delegacion i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, si dhe kryetarja e Parlamentit Studentor, Donika Kamberi, sot qëndruan në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, duke iu bashkëngjitur aksionit bamirës për dhurimin e gjakut dhe pakove ushqimore, të cilin e organizoi Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë.

Aksioni ka për qëllim shënimin e Ditës Kombëtare të Shërbimit në SHBA, që daton nga viti 2002, si vështrim pozitiv drejt së ardhmes, që përmes shërbimeve bamirëse të nderohen viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ofruan ndihmë lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Universiteti i Tetovës tani më disa vite me radhë u bashkëngjitet këtyre aktiviteteve me karakter bamirës, të cilat kanë për qëllim të përcjellin mesazhe për humanizëm dhe solidaritet mes njerëzve.
Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni, aksionin për dhurimin e gjakut në vendin tonë e organizoi për të nëntën herë me radhë.

Baby Boo